Dy persona janë përfshirë në një përleshje në Gjonaj të Prizrenit, ku gjatë incidentit njëri prej tyre ka plagosur tjetrin me armë zjarri.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të dyshuarit janë dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të pësuara.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.