Dy persona janë dërguar në emergjencën e spitalit në Prizren të hënën në mbrëmje nën dyshimin se ishin plagosur me armë zjarri nga persona të dyshuar që pas incidentit ishin larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka bërë të ditur se i ka identifikuar tre të dyshuar të cilët janë në kërkim policor. Të treve u janë kontrolluar shtëpitë dhe në njërën prej tyre është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë që dyshohet të jetë me gaz.
Njëri prej viktimave pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi, kurse tjetri është ndalur për tretman të mëtejmë mjekësor.
Rasti është iniciuar si “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.