Interi nuk ka gabuar në ndeshjen që i takoi xhiros së 13-të të Serie A.
Interi të shtunën mbrëma e mposhti Genoan në shtëpi me rezultatin e thellë 4:0.
Lautaro Martinez e hapi serinë e golave në minutën e 29-të.
Martinez asistoi edhe te goli i dytë të cilin e realizoi Marcus Thuram në minutën e 29-të.
Mesfushori kroat, Petar Suçiq, nga penalltia në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë shënoi për 3:0.
Golin e katërt e shënoi francezi Thuram në minutën e 54-t.
Te Genoa deri në minutën e 66-të u paraqit mbrojtësi i Shqipërisë, Mario Mitaj.
Për Interin ishte fitorja e dhjetë, krahas dy barazimeve dhe një humbjeje.
Ka 32 pikë dhe është lartë në tabelë.
Genoa është në mesin e tabelës me 16 pikë.