Paris Saint-Germaini nuk ka lejuar befasi në ndeshjen ndaj Lorientit.
PSG-ja të shtunën mbrëma e mposhti Lorientin në shtëpi me rezultatin 2:0, në kuadër të xhiros së 12-të të Ligue 1 të Francës.
Mesfushori francez, Senny Mayulu, e realizoi golin e parë në minutën e 32-të.
Për 2:0 realizoi sulmuesi francez, Ousmane Dembele, në minutën e 67-të.
Lorienti kishte mundësinë që ta ngushtonte rezultatin në minutën e 85-të, por Ibrahima Balde nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Për PSG-në është fitorja e nëntë radhazi në kampionat.
Parisi vazhdon të jetë lider me 29 pikë. Lorienti është në mesin e tabelës me 16 pikë.