Policia në Prizren ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në ofrimin e informatave që do të mundësonin arrestimin e një të dyshuari për veprën penale “Vrasje në tenativë”.
I dyshuarit për rastin që ka ndodhur më 5 janar thuhet se është Egzon Reshani.
“Egzon Besim Reshani, i lindur më 05/07/1992, me banim në Rr. Shkëlzen DRAGAJ, nr. 10 Prizren. Me qëllim të ndriçimit të rastit kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në arrestimin e të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në njoftim thuhet se më 5 janar rreth orës 22:50, policia pati pranuar informacion se në rrugën “Ali Hadri”, në Prizren, kishte të shtëna me armë zjarri.
Si pasojë e të shtënave ishin plagosur dy persona.
Në kërkim për këtë rast ishin tre persona. Policia ka njoftuar se të tjetër ishin arrestuar dhe se në arrati ka mbetur vetëm Reshani.
-
Dy të plagosur në Prizren, tre të dyshuar në kërkim policor
-
Arrestohet një person për “vrasje në tentativë” në Prizren
-
Vrasje në tentativë në Prizren
-
Policia shpall në kërkim të dyshuarin për vrasje në tentativë në Prizren
-
Tentoi të ikte drejt Serbisë, kapet i kërkuari për vrasje në tentativë dhe vepra të tjera të rënda