Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Alavesi e trondit Realin në Bernabeu

real

Deportivo Alavesi e ka befasuar Real Madridin duke e mposhtur me rezultatin 2:1 në “Santiago Bernabeu”. 

Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma i takoi xhiros së 14-të të La Ligas spanjolle. 

Toni Martinez realizoi për 1:0 në minutën e 22-të. 

Alavesi i dyfishoi shifrat në minutën e 61-të me golin që e realizoi Angel Perez. 

Tetë minuta më pas, Reali e ngushtoi rezultatin në 2:1 me golin e Kylian Mbappes. 

Por goli i Mbappes nuk mjaftoi në fund pasi që tre pikët shkuan për Alavesin. 

Realit iu përjashtua nga loja edhe Jude Bellingham në minutën e 88-të. 

Mesfushori anglez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Reali me këtë humbje ka rënë në pozitën e tretë me 33 pikë. 

Alavesi është në mesin e tabelës me 19 pikë.