Është arrestuar një person në Prizren pasi dyshohet se sulmoi me sëpatë një tjetër.
Viktima është dërguar në spital, kurse i dyshuari në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar viktimen mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Në vendngjarje në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një sëpatë e cila dyshohet se është përdorë në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.