Një person është arrestuar në Mamushë pasi dyshohet se e plagosi aksidentalisht një person tjetër me armë zjarri në Mamushë.
Të dyshuarit iu sekuestrua arma me nëntë gëzhoja dhe u dërgua në mbajtje derisa viktima u dërgua për tretman mjekësor.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar aksidentalisht ishte plagosur në këmbë me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa pistoleta me nëntë fishekë dhe nëntë gëzhoja është sekuestruar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”.
-
Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet se e plagosi aksidentalisht një tjetër
-
Dyshohet se e sulmoi fizikisht të dashurën dhe qëlloi drejt saj me armë, arrestohet i dyshuari
-
Dy të plagosur në Gjakovë, arrestohet i dyshuari
-
Vrasje në tentativë në Podujevë
-
Një person plagoset aksidentalisht në Caparc të Prizrenit