Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LA CHRONIQUE

Il l'a blessé accidentellement avec une arme à feu ; le suspect a été arrêté à Mamusha.

policier - police - blessure - arrestation - meurtre

Photo de : Driton Pacharada

Një person është arrestuar në Mamushë pasi dyshohet se e plagosi aksidentalisht një person tjetër me armë zjarri në Mamushë.

Të dyshuarit iu sekuestrua arma me nëntë gëzhoja dhe u dërgua në mbajtje derisa viktima u dërgua për tretman mjekësor.

“Është raportuar se  viktima mashkull kosovar aksidentalisht ishte plagosur në këmbë me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa pistoleta me nëntë fishekë dhe nëntë gëzhoja është sekuestruar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”.