Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur të dielën në Podujevë.
Në raportin e Policisë thuhet se rreth orës 14:00 pas disa të shtënave me armë zjarri njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur viktimën mashkull kosovar ndaj të cilit dyshohet se i dyshuari mashkull ka shtënë me armë zjarri, por nuk e ka qëlluar.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e amës e cila është sekuestruar si provë materiale. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në raportin e Policisë.