Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person largohet nga strehimorja në Ferizaj, raportohet si i zhdukur

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është raportuar i zhdukur në Ferizaj. 

Ai thuhet se është larguar nga një strehimore. Në raportin e Policisë nuk është bërë e ditur gjinia e peronit të zhdukur e as detaje të tjera lidhur me rastin. 

“Është raportuar se një person është larguar nga strehimorja. Në konsultim me prokurorin është iniciuar shënimi zyrtar dhe mbetet në hetime”, thuhet shkurt në raportin e Policisë.