Një person është plagosur aksidentalisht me armë zjarri në fshatin Caparc të Prizrenit.
Rasti ka ndodhur të shtunpn, rreth orës 15:10, kur i dyshuari ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi është plagosur aksidentalisht me një pistoletë që i përkiste një personi tjetër.
Sipas raportit të Policisë, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.
Në lidhje me rastin, janë sekuestruar dy pistoleta të tipit Sig Sauer, dy karikatorë, 27 fishekë, një gëzhojë dhe një predhë fisheku.
Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Plagoset një person në Nashec të Prizrenit, një i arrestuar
-
Plagoset me armë zjarri një person në Rahovec, dyshohet se u qëllua nga një i panjohur
-
Vetëplagoset me armë zjarri një person në Ferizaj, përfundon në mbajtje
-
E plagosi aksidentalisht me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Mamushë
-
Një person vetëplagoset me armë zjarri në Ferizaj, gjendja e tij e rëndë