Policia në Skenderaj ia ka gjetur dhe sekuestruar pesë armë një personi i cili fillimisht ishte shfaqur në rrjetet sociale duke ekspozuar një armë.
Hetuesit policorë në Skenderaj kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe e kanë identifikuar e lokalizuar të dyshuarin.
Në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar tri pistoleta, dy armë të gjata dhe 734 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
“I dyshuari është intervistuar për posedim të paautorizuar të armëve dhe posedim te armëve me autorizim të skaduar. Në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.


Artikuj të ngjashëm
-
Mosmarrëveshje për prona mes dy personave, policia konfiskon në Skenderaj katër armë
-
Dhjetëra armë të konfiskuara për një ditë nga ahengje e bastisje
-
Sekuestrohet një armë zjarri pas disa të shtënave në Jezerc të Ferizajt
-
Sekuestrohen armë në Podujevë, dyshohet se do të dërgoheshin në Gjermani
-
Arrestohet për dhunë në familje, i gjenden në shtëpi armë e 57 fishekë