Policia e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave policore dhe kontrollit të një veture sot në Skenderaj, ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë zjarri të llojit pistoletë me gjashtë fishekë.
I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Artikuj të ngjashëm
-
I sekuestrohen pesë armë një personi në Skenderaj
-
Policia gjen armë gjuetie dhe fishekë në shtëpinë e të dyshuarit për plagosjen në Skenderaj
-
Iniciohet rast ndaj personit që shtiu me armë zjarri në ndejën me zyrtarë të Komunës së Skenderajt
-
Dyshohet se shkaktoi aksident dhe iki nga vendi i ngjarjes, ndalohet më vonë e i gjendet edhe armë
-
Gjenden armë e municion në dy objekte të pabanuara në Zubin-Potok