Prokuroria shtetërore e Polonisë, pas analizave të mbetjeve, ka bërë të ditur sot, se tri raketat që shpërthyen në territorin polak, ishin prodhuar në tremujorin e katërt të këtij viti në fabrikën e armëve Dubna, rreth 140 kilometra në jug të Moskës.
Tri raketat ruse që ranë në Poloni ishin të tipit Ch-101, bënë të ditur hetuesit në platformën X.
Sipas qeverisë polake, raketat ruse hynë në hapësirën ajrore polake pardje dhe u përplasën në juglindje të vendit, i cili është anëtar i BE-së dhe NATO-s.
Ministria e Mbrojtjes në Varshavë fillimisht supozoi se bëhej fjalë për dy raketa lundruese dhe një mjet ajror pa pilot. Në këto incidente nuk pati të lënduar.
Prokuroria shtetërore njoftoi tani se hetimet kanë përfunduar në fshatin Nowy Lipowiec, i cili ndodhet rreth 60 kilometra nga kufiri polak me Ukrainën, si dhe në qytetin Rudnik nad Sanem, 92 kilometra larg kufirit.
Hetimet vazhdojnë ende në vendndodhjen e tretë të përplasjes, në qytetin Molodycz.
-
Tusk: Objekti që ra në Poloni me gjasë është raketë ruse
-
Rusia godet me raketa dhe dronë Ukrainën, një raketë ruse bie në territorin e Polonisë
-
Polonia akuzon Rusinë për provokim pas shkeljes së hapësirës ajrore
-
Bie një raketë brenda Polonisë dhe lë krater të thellë, dyshohet se ishte ruse
-
Shpërthim i fuqishëm në Poloni teksa Rusia kryen sulme ndaj Ukrainës