Raketa la një krater 10 metra të gjerë jo shumë larg nga fshati Tarnawa Kolonia, 92 kilometra nga kufiri me Ukrainën, gjatë një sulmi në shkallë të gjerë rus ndaj qyteteve të Lvivit, Kievit dhe zonës pranë Kryvyi Rih. Të paktën tetë persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në të gjithë Ukrainën, përfshirë gjashtë anëtarë të një familjeje në një fshat pranë Kryvyi Rih.
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka deklaruar se objekti që u përplas në një arë në lindje të Polonisë në orët e para të mëngjesit të së enjtes ishte "me shumë gjasa" ishte një raketë lundruese ruse dhe se ishte e armatosur.
Ajo la një krater 10 metra të gjerë jo shumë larg nga fshati Tarnawa Kolonia, 92 kilometra nga kufiri me Ukrainën, gjatë një sulmi në shkallë të gjerë rus ndaj qyteteve të Lvivit, Kievit dhe zonës pranë Kryvyi Rih.
Tusk tha fillimisht se "të gjitha treguesit" tregonin se raketa që kishte shkelur hapësirën ajrore të Polonisë ishte një raketë lundruese ruse Kh-101, gjatë një mbledhjeje të posaçme të mbajtur në qytetin lindor të Lublinit.
Më pas ai shkoi në vendin e incidentit dhe tha se, sipas ekspertëve ushtarakë, shumica e "fragmenteve të gjetura tregojnë se bëhet fjalë për një raketë ruse Kh-101".
Megjithëse nuk ishte raportuar për viktima në incidentin e së enjtes pranë Tarnawa Kolonia, kryeministri polak e bëri të qartë se çështja po merrej shumë seriozisht.
Edhe
Tusk: Objekti që ra në Poloni me gjasë është raketë ruse
Ai tha se nuk kishte kërcënim të menjëhershëm, pasi raketa nuk kishte rënë në një zonë të banuar, duke shtuar se "ishim të përgatitur ta rrëzonim nëse do të kishte vazhduar fluturimin e saj".
NATO njoftoi se ishte në kontakt të ngushtë me autoritetet polake dhe komandanti suprem i Aleancës në Evropë, gjenerali Alexus G. Grynkewich, tha se aleanca mbrojtëse perëndimore do të "vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për ta mbrojtur territorin e NATO-s".
Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, tha se gjatë natës ishin vërejtur rreth 20 objekte pranë hapësirës ajrore të Polonisë dhe se po kryheshin analiza.
E ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andriy Sybiha, kishte deklaruar më herët se një raketë lundruese ruse Kh-101 kishte "hyrë në Poloni si pjesë e sulmit masiv të Rusisë kundër Ukrainës, duke shkelur hapësirën ajrore të NATO-s".
Kryeministri polak Tusk, tha se ishte në kontakt me udhëheqës të tjerë evropianë dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se "sulmi masiv i kombinuar i Rusisë kundër Ukrainës" kishte treguar edhe një herë se "agresioni rus është një kërcënim për sigurinë në tërësi".
Edhe
Shpërthim i fuqishëm në Poloni teksa Rusia kryen sulme ndaj Ukrainës
Të paktën tetë persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në të gjithë Ukrainën, përfshirë gjashtë anëtarë të një familjeje në një fshat pranë Kryvyi Rih. Dhjetëra të tjerë u plagosën në Lviv, jo larg kufirit perëndimor të Ukrainës me Poloninë.
Një numër dronësh rusë dhe një raketë ruse kishin rënë në Poloni që nga fillimi i luftës së plotë të Rusisë kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Dy fermerë polakë u vranë nga një raketë që ra menjëherë përtej kufirit me Ukrainën në nëntor të vitit 2022, por besohet se ajo ishte një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase, e lëshuar në përgjigje të një sulmi rus.
Ushtria polake e zbuloi objektin rreth orës 03:40 të së enjtes dhe dërgoi një avion luftarak F-16 për ta interceptuar, përpara se objekti të zhdukej nga sistemet e radarit disa minuta më vonë. Më pas u dërgua një helikopter ushtarak për të kërkuar në zonë.
Edhe
Hetim për neglizhencë pas shpërthimit në depon e municioneve pranë Kievit
Sirenat e alarmit ajror u dëgjuan në Lublin dhe Krasnystaw, më në juglindje, për shkak të sulmeve ajrore ruse në Ukrainën fqinje. Banorët e Tarnawa Kolonia raportuan se dëgjuan një shpërthim të fortë rreth orës 04:00 dhe policia gjeti vendin e përplasjes rreth një orë më vonë.
Lideri polak ishte takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Lublin këtë javë, ndërsa Zelensky po kthehej nga bisedimet me presidentin amerikan, Donald Trump.