Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Informacionet e qytetarëve çojnë në sekuestrimin e armëve në veri

Informacionet e qytetarëve çojnë në sekuestrimin e armëve në veri

Një grumbull armësh është kapur në veri të Kosovës të shtunën, pas informatave të ofruara nga qytetarët, ka njoftuar Policia.

Sipas njoftimit, qytetarët kanë njoftuar për dyshimet se në një lokacion në Zubin-Potok mund të ketë armë dhe mjete të tjera ilegale. Dyshimet u konfirmuan pas veprimeve policore.

Në një hambar në Kleçkë të kësaj komune, u gjetën dhe u sekuestruan:

• 1 pushkë gjuetie;

• 1 pushkë gjuetie gjysmëautomatike;

• 1 armë automatike;

• 1 pushkë gjuetie dytytëshe;

• 1 revole (TT) me një karikator të zbrazët;

• 33 fishekë për armë të gjata;

• 1 këllëf me optikë për armë të gjatë;

• 2 karikatorë të zbrazët për armë të gjata.

Lidhur me rastin, deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar.

Prokuroria ka iniciuar rastin për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.