Sulmuesi Erling Haaland ia ka siguruar Norvegjisë fitoren dhe paraqitjen në çerekfinale të Ligës A të Ligës së Kombeve
Haaland e shënoi golin e fitores 3:2 ndaj Danimarkës në minutën e 96-të nga penalltia. Haaland e shënoi edhe golin e parë në minutën e 37-të.
Golin tjetër për norvegjezët e realizoi Martin Odegaard në minutën e 83-të.
Për Danimarkën golat i shënuan Rasmus Hojlundit dhe Pierre-Emile Hojbjergut. Të dy golat e realizuar ia dhanë danezëve epërsinë 2:0. Por fundi dramatik i takoi Norvegjisë që shënoi tri gola për fitoren e madhe.Me fitore, Norvegjia siguroi paraqitjen në çerekfinale të Ligës së Kombeve.
E mbylli grupin në vendin e dytë me nëntë pikë.
Nëntë pikë i kishte edhe Danimarka në Grupin A4.
Edhe
Haaland kontribuon me gol në fitoren e Norvegjisë
Grupin e fitoi Portugalia me 15 pikë.
Në fitoren 3:2 të Portugalisë ndaj Uellsit golat i shënuan Bruno Fernandes, pedro Neto dhe Carlos Forbs.
Për vendësit golat i realizuan David Brooks dhe Sorba Thomas.