Portugalia e ka shënuar fitoren e katërt rresht në Grupin A4 të Ligës së Kombeve.
Portugezët të dielën mposhtën për herë të dytë Norvegjinë me rezultat 2:1.
Me të njëjtin rezultat e kishin mposhtur edhe në udhëtim.
Joao Cancelo në minutën e 38-të shënoi golin e barazimit 1:1, dy minuta pasi norvegjezët kishin kaluar në epërsi me golin e Kristoffer Ajer.
Fitoren Portugalisë ia siguroi goli i shënuar nga Gonçalo Ramos në minutën e 79-të.
Tre minuta para fundit të ndeshjes, Francisco Conceiçao i Portugalisë. u përjashtua me karton të kuq.
Me fitore, Portugalia siguroi vend në çerekfinale të Ligës së Kombeve.
Është e para me 12 pikë, ndërsa Danimarka zë vendin e dytë me gjashtë pikë.
Uellsi dhe Norvegjia kanë nga tri pikë.
Në nëntor luhen edhe dy ndeshje.