Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Portugalia e fiton ndeshjen e parë pa Ronaldon

Portugalia

Portugalia e ka fituar ndeshjen e parë pa Cristiano Ronaldon në ekip.  Në Kopenhagë të enjten mbrëma, e mposhti Danimarkën me rezultatin 4:2. 

Ndeshja e së enjtes mbrëma i takoi Grupit A4 të Ligës së Kombeve.  Joao Cancelo, Gonçalo Ramos,

Vitinha dhe Joao Felix i shënuan golat e fitores për portugezët.  Mikkel Damsgaard dhe Rasmus Hojlund realizuan për danezët.  

Ishte edhe ndeshja e parë te Portugalia ku fanellën me numrin shtatë pas largimit të Ronaldos nga kampi i Portugalisë, e mbajti Rafael Leao. 

Portugalia është e para me nëntë pikë pas tri ndeshjeve në grup. Me nga tri pikë mbesin Danimarka, Norvegjia dhe Uellsi.