Robert Pattinson është emëruar si aktori i ri që do të interpretojë James Bondin. Në rrjetet sociale është publikuar edhe një fotografi e aktorit në rolin e agjentit të famshëm 007.
Në një deklaratë, aktori 40-vjeçar britanik është shprehur se “ky rol është një ëndërr e bërë realitet", dhe se "do të ishte pak të thuhej kështu”.
Pattinson do të bëhet aktori i shtatë që do të interpretojë Bondin në serinë zyrtare të filmave.
Skenarin e filmit të ri po e shkruan Steven Knight, krijuesi i serialit Peaky Blinders, ndërsa regjinë pritet ta bëjë Denis Villeneuve.
Ende nuk është bërë e ditur data e publikimit të filmit.
Në maj, Amazon MGM Studios ka njoftuar se kishte nisur procesi i përzgjedhjes së aktorit për rolin e James Bondit, pasi mori kontrollin mbi ekskluzivitetin e filmave të agjentit 007.