Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë një zyrtar me inicialet A.B., i cili ka ushtruar detyrën e udhëheqësit të Zyrës për Menaxhimin e Lëndëve në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, ai është ndaluar sot më 16 nëntor pas hetimeve disamujore të zhvilluara në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës.
I dyshuari A.B. dyshohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar“.
Sipas Prokurorisë, ekzistojnë dyshime të bazuara se i dyshuari, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, kishte krijuar dosje fiktive dhe kishte vendosur vulën e vërtetësisë në kopjen e një dokumenti të falsifikuar, të titulluar “Kontratë për shitblerje“.
Përmes këtyre veprimeve, dyshohet se atij dhe personave të tjerë u është mundësuar përfitimi i kundërligjshëm pasuror.
Në kuadër të hetimeve, Prokuroria bën të ditur se një shtetasi të Serbisë, me inicialet M.B., i cili aktualisht ndodhet në arrati, i është mundësuar regjistrimi i një prone banesore në emrin e tij në Zyrën Kadastrale në Prishtinë.
Edhe
Ndalohet për 48 orë një person, dyshohet se mori ryshfet për të zbuluar informata për prona të caktuara
Prona në fjalë ka sipërfaqe prej 55.89 metrash katrorë dhe gjendet në Zonën Kadastrale në Matiçan.
Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se, brenda afatit ligjor, do të paraqesë në gjykatën kompetente kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
-
Arrestohet një gjyqtar, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare
-
Paraburgim zyrtarit komunal në Prishtinë për keqpërdorim me pronë publike, bllokohen 48 parcela
-
Arrestohet zyrtari komunal në Prishtinë, me dokumente që falsifikoi një personi iu kaluan në pronësi 3 prona
-
Arrestohen 5 të dyshuar për keqpërdorim detyre, dhanë fletë poseduese për pronën 2-hekëtarëshe në Fushë-Kosovë