Një zyrtar komunal në Prishtinë është arrestuar nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Sipas dyshimeve veprat janë kryer në periudhën 2022-2023.
Në raportin e Policisë thuhet se dyshohet që ai ka vërtetuar dokumente të dyshuara duke i mundësuar një personi tjetër të regjistroi tri prona në emër të tij.
“Më datë 11.11.2026 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, njësia për hetimin e falsifikimit të dokumenteve, me autorizim të prokurorit kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, zyrtar komunal i Prishtinës, me dyshimin e bazuar se i njëjti kishte vërtetuar dokumente të dyshuara duke mundësuar që i dyshuari mashkull kosovar, të regjistroi tri prona komunale në emrin e tij”, thuhet në raportin e Policisë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit thuhet se është dërguar në mbajtje.
-
Arrestohen tre të dyshuar, me dokumente të falsifikuar tentuan të shisnin pronë mbi 1.55 milion euro
-
Dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh, njëri arrestohet
-
Arrestohet një shtetas serb, i dyshuar për mashtrim me një pronë në Prishtinë
-
Mashtrimi milionësh me prona në Prishtinës, arrestohet edhe një shtetas i Serbisë
-
Me dokumente false ia barti pronën e dikujt personave të tjerë, arrestohet