Një person është arrestuar, ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt, pas një aksioni të zhvilluar nga organet e hetuesisë në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas informacioneve zyrtare, më 20 maj 2026 rreth orës 07:30, në koordinim me prokurorin për krime të rënda, janë kontrolluar dy lokacione të ndryshme me qëllim të sigurimit të provave lidhur me dyshimet për falsifikim dokumentesh.
Gjatë aksionit janë shoqëruar dy persona, të cilët dyshohet se në bashkëveprim kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “falsifikim i dokumenteve”.
Si prova materiale, autoritetet kanë sekuestruar një laptop, telefona mobilë, para në euro si dhe dokumentacione të tjera relevante për rastin.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti mbetet në procedurë hetimore.