Një burrë dhe një grua janë arrestuar pasditen e së martës në Prizren, nën dyshimin për përfshirje në falsifikim dokumentesh, vjedhje identiteti dhe pajisje të kundërligjshme me dokumente identifikuese.
Sipas raportit policor, të dyshuarit, në cilësinë e dëshmitarëve, kanë tentuar t’i mundësojnë një personi të tretë pajisjen në mënyrë të kundërligjshme me dokumente identifikuese.
Gjatë veprimeve hetimore janë konfiskuar si prova materiale dy letërnjoftime të Republikës së Kosovës të dyshuara si të falsifikuara, një letërnjoftim i Kroacisë i dyshuar si i falsifikuar, si dhe një telefon mobil.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.
-
Dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh, njëri arrestohet
-
Arrestohen dy persona, dyshohen për tjetërsim të pronave në Prizren me vlerë 1 milion euro
-
Me dokumente false ia barti pronën e dikujt personave të tjerë, arrestohet
-
Dy të arrestuar në Mitrovicë të Veriut e Jarinjë për falsifikim dokumentesh
-
Arrestohet një person për falsifikim dokumentesh