Policia e Kosovës e ka ndaluar një person të dyshuar për falsifikim të dokumenteve, pasi gjatë një kontrolli rutinor, i dyshuar është prezantuar me një identitet tjetër dhe me letërnjoftim fals.
Sipas njoftimit policor, zyrtarët policorë po ashtu kanë gjetur edhe një patentë-shofer të falsifikuar.
Për këtë rast është njoftuar edhe prokurori, që ka iniciuar rast si “falsifikim i dokumenteve”, derisa autoritetet policore po kryejnë hetime rreth dyshimeve edhe për kryerje të veprës penale “vjedhje e identitetit dhe kredencialeve”.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Lidhur me rastin nga i dyshuari janë konfiskuar dokumentet që dyshohet se janë të falsifikuara dhe pas intervistimit nga hetuesit e NJRHKEK – Mitrovicë Veri me aktvendim të prokurorit kompetent i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin policor.
-
Tre të arrestuar, dyshohet se falsifikonin dokumente evropiane për të kërkuarit ndërkombëtarisht
-
Dy serbëve në Jarinje iu zihen dokumente false, intervistohen nga policia
-
Me patentë-shofer serb të falsifikuar tentoi ta konvertonte në dokument RKS, Policia nis hetimet
-
Një burrë e një grua të arrestuar në Prizren nën dyshimin për falsifikim dokumentesh
-
Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për falsifikim të dokumenteve