Policia e Kosovës ka njoftuar se dy shtetas të Serbisë janë intervistuar nga policia pasi gjatë kontrollit të veturës së tyre në pikën kufitare në Jarinje, iu janë gjetur disa dokumente false.
Sipas njoftimit, dokumentet iu janë sekuestruar ndërsa ata janë intervistuar nën cilësinë e dëshmitarëve. Të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Njësia policore ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në të cilën ishin dy meshkuj shtetas të Serbisë dhe gjatë kontrollit në veturë janë gjetur disa dokumente te falsifikuara. Në konsultim me prokurorin dokumentet janë sekuestruar, dy personat janë intervistuar në cilësi të dëshmitarëve dhe pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Rasti është iniciuar si “Falsifikim i dokumenteve”.
-
Dy të arrestuar në Mitrovicë të Veriut e Jarinjë për falsifikim dokumentesh
-
I refuzohet hyrja shtetasit të Serbisë, që prezantoi dokumente false në kufi
-
Arrestohet një person për falsifikim dokumentesh
-
Arrestohet në Jarinjë një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve
-
Kaloi ilegalisht kufirin, shoqërohet në polici shtetasi serb