Dy serbë dhe një kosovar janë ndaluar pasi që kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.
Ara janë ndaluar në fshatin Tërstenë të Kamenicës dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Janë ndaluar tre të dyshuar dy meshkuj serb dhe një mashkull kosovar pasi që të njëjtit me automjet dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.