Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Brruti asiston pesë minuta pas inkuadrimit në lojë

Etnik Brruti

Mesfushori Etnik Brruti, i cili e ka edhe një gol të shënuar në kampionatin elitar të Kroacisë, e ka regjistruar të dielën asistimin e parë. 

Ai asistoi në golin për 4:1 në minutën e 89-të, vetëm pesë minuta pas inkuadrimit në lojë. 

Hajduku i Splitit të dielën e mposhti Rudeshin, në xhiron e 15-të. 

Ron Raçi e kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes te vendësit. 

Adrion Pajaziti mbeti në bankën rezervë. 

Hajduku është i pari në tabelë me 35 pikë.