Tre persona janë arrestuar të enjten nën dyshimin se kanë falsifikuar dokumente të disa shteteve evropiane dhe ua jepnin të kërkuarve me arrest ndërkombëtar.
Siç ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, të arrestuarit janë G.Th., E.G., dhe Sh.Sh.
Dyshimet janë se ata kanë kryer veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.
“Në kuadër të veprimeve hetimore, janë zbatuar masat e veçanta hetimore, përmes të cilave janë siguruar prova materiale, duke përfshirë komunikime të zhvilluara përmes rrjeteve sociale, kontakte ndërmjet personave të dyshuar, si dhe dokumente të falsifikuara të shteteve të ndryshme. Sipas të dhënave të deritanishme gjatë hetimit, të njëjtit dyshohet se kanë falsifikuar dokumente të ndryshme identifikimi, duke përfshirë letërnjoftime, patentë shoferi, dhe pasaporta të disa shteteve evropiane. Këto dokumente dyshohet se u siguroheshin personave të cilët kërkoheshin me fletëarrest ndërkombëtar që synonin t’i përdornin për veprimtari të kundërligjshme, duke bërë pagesa në vlerë deri në 15,000 euro”, thuhet në njoftim.
-
Arrestohen tre të dyshuar, me dokumente të falsifikuar tentuan të shisnin pronë mbi 1.55 milion euro
-
Arrestohet një person, dyshohet se lëshoi diploma të aftësimit profesional pa u zhvilluar trajnimet
-
Shkatërrohet “banda Krasniqi” që u sanksionua nga Britania për kontrabandë njerëzish
-
Arrestohen dy zyrtarë të MPB-së, kundërligjshëm lëshonin lejeqëndrimi për shtetas të huaj
-
Tre të arrestuar, dyshohet se me dokumente false e shitën tokën në Sllatinë 1.5 milionë euro