Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar në Prishtinë për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve.
Policia ka thënë se ka siguruar prova se tre të dyshuarit kishin falsifikuar dokumente të ndryshme, si pasaporta, letërnjoftime, certifikata e me ato dokumente kanë tentuar që në mënyrë të kundërligjshme të bëjnë shitblerje të tokave, me qëllim të përfitimit të mbi 1.55 milion euro.
Tre të dyshuarit janë intervistuar, dy janë dërguar në mbajtje dhe njëri është liruar në procedurë të rregullt.
“Tre të dyshuarit me 30 korrik 2026, janë intervistuar në cilësi të personave të dyshuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe pas konsultës me prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, ndërsa njëri prej tyre me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
-
Mashtrim milionësh me prona në Prishtinë, arrestohen katër persona
-
Tre të arrestuar, dyshohet se falsifikonin dokumente evropiane për të kërkuarit ndërkombëtarisht
-
Tre të arrestuar, dyshohet se me dokumente false e shitën tokën në Sllatinë 1.5 milionë euro
-
Tentuan të shesin parcela me dokumente të falsifikuara, tre të arrestuar në veri
-
Arrestohen dy persona, dyshohen për tjetërsim të pronave në Prizren me vlerë 1 milion euro