Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Mashtrim milionësh me prona në Prishtinë, arrestohen katër persona

Policia e Kosovës

Katër persona janë arrestuar nën dyshimin për mashtrim financiar, falsifikim dokumentesh dhe legalizim të përmbajtjes së rreme, pas një hetimi të zhvilluar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Sipas Policisë, të dyshuarit me inicialet M.M., Sh.B., D.R. dhe B.Zh. dyshohet se kanë falsifikuar dokumente, përfshirë pasaportë të Serbisë dhe dokumente të tjera identifikuese, duke paraqitur një person të rrejshëm si pronar të ligjshëm të një prone.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë mënyrë ata kanë arritur që përmes noterit ta tjetërsojnë një parcelë në pronësi të ankuesit M.T., me sipërfaqe 36.28 ari, ndërsa njëkohësisht kanë mashtruar blerësin H.M. duke i prezantuar dokumentacion të rregullt.

“Nga kjo skemë dyshohet se janë përfituar 1,578,180 euro. Me urdhër të prokurorit të rastit janë realizuar kontrolle në pesë lokacione të ndryshme, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar 9 mijë euro para të gatshme, të cilat do të përdoren si provë në procedurë penale. Të dyshuarit po hetohen për mashtrim, falsifikim të dokumenteve dhe legalizim të përmbajtjes së rreme”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës dhe konsultimit me prokurorin nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, atyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

LEXO EDHE: