Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj – Bajraktaraj gjatë intervistimit në Komisionin Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale, në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt, ka thënë se ky rast dëshmon se qytetarët e ngatërrojnë rolin e Qendrës për Punë Sociale (QPS) dhe Drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Komunë.
Ajo ka thënë se është linçuar padrejtësisht dhe se roli i saj është të hartojë politika për zhvillim.
“Në raport me ushtrimin e kompetencave me QPS, jam e obliguar të krijoj kushte në sigurimin e kapaciteteve. Kemi ndërtuar objektin e ri për QPS, që është njëri ndër objektet më të mira në nivel vendi … Rasti i fundit e ka vërtetu që qytetarët e ngatërrojnë rolin e QPS-së dhe Drejtorisë për Mirëqenie Sociale”, është shprehur ajo gjatë intervistimit.
Komisioni hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt sot interviston tre zyrtarë
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale, në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe...-
Komisioni hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt sot interviston tre zyrtarë
-
Zyrtari i QPS-së: Pa psikolog, u intervistua në polici djali i Arlinda Zekajt
-
Muhaxheri ankohet për mungesë stafi në QPS: Kemi 10 vende pune të bllokuara prej disa vitesh
-
Drejtuesja e QPS-së në Pejë ankohet për mungesë stafi, thotë se me Arlindën s’u takua asnjëherë direkt
-
Zyrtari i QPS-së në Pejë: S’ka pasur psikolog në stacion të Policisë kur ka dhënë intervistë djali i Zekajt