Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Muhaxheri ankohet për mungesë stafi në QPS: Kemi 10 vende pune të bllokuara prej disa vitesh

Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka raportuar të mërkurën para Komisionit Hetimor lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, ku ka folur për kushtet në Qendrën për Punë Sociale (QPS), buxhetin për personat në nevojë dhe mungesën e stafit në këtë institucion. Ai ka bërë të ditur se dhjetë pozita pune kanë mbetur të paplotësuara për shkak të pengesave në procedurat e rekrutimit në Qendrën për Punë Sociale dhe në qendrën për strehimin e fëmijëve. Qendra për strehimin e fëmijëve, sipas Muhaxherit, ende nuk ia ka nisur punës pikërisht për mungesë stafi.

Gjatë raportimit, Muhaxheri ka thënë se komuna është angazhuar për përmirësimin e kushteve të punës në QPS, duke përmendur ndërtimin e objektit të ri në vitin 2022.

Ai ka deklaruar se komuna ndan mjete buxhetore për personat në nevojë, përfshirë viktimat e dhunës, të cilëve u sigurohet mbështetje për qira dhe strehim të përkohshëm.

Duke folur për mungesën e stafit, Muhaxheri ka thënë se komuna ka pasur dhjetë pozita të paplotësuara për disa vite për QPS-në dhe qendrën e strehimit të fëmijëve, për shkak të pengesave në rekrutim dhe mungesës së aprovimit të buxhetit.

Sipas tij, këto pozita kanë mbetur të bllokuara për shkak të mungesës së udhëzimeve nga ministria përkatëse dhe pamundësisë së sigurimit të mjeteve për paga.

“Që katër vjet i kemi 10 vende të punës të bllokuara [...] Për mungesë të udhëzimit se si ka munguar rekrutimi, çka ka kërkuar ajo ministria për këtë staf, kemi mbetur pa e shpallur konkursin”, ka deklaruar Muhaxheri, transmeton Ekonomia Online.

Edhe Drejtuesja e QPS-së në Pejë ankohet për mungesë stafi, thotë se me Arlindën s’u takua asnjëherë direkt Arbëri Drejtuesja e QPS-së në Pejë ankohet për mungesë stafi, thotë se me Arlindën s’u takua asnjëherë direkt

Ai ka bërë të ditur se komuna ka ndërtuar edhe një qendër për strehimin e fëmijëve, të cilën kishte planifikuar ta hapte gjatë këtij viti, por ka hasur në vështirësi për sigurimin e stafit.

I pyetur nëse qytetarët që përballen me dhunë apo probleme të tjera mund t'i drejtohen drejtpërdrejt kryetarit të komunës, Muhaxheri ka thënë se ai i pret qytetarët çdo të enjte, por edhe në ditët e tjera të javës.

Ai ka theksuar se rastet zakonisht adresohen në Qendrën për Punë Sociale, e cila merret me trajtimin e tyre.

Lexo përditësimet tjera
Komsiioni per Arlinda Zekajn

Përplasje në Komisionin për rastin Zekaj, Rrahmani akuzon për politizim – Baloku ia kthen me akuza për mashtrim

Me akuza për politizim të Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt është...