Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mata i jep fund karrierës

Juan Mata

Juan Mata i ka dhënë fund karrierës si futbollist aktiv në moshën 38-vjeçare. 

Ish-mesfushori i Spanjës, i cili i luajti 41 ndeshje, e fitoi Kupën e Botës 2010, ndërsa e ndihmoi përfaqësuesen spanjolle ta fitojë edhe Evropianin pas dy vjetësh. Ai kishte shënuar gol në fitoren 4:0 në finale ndaj Italisë. 

Mata e nisi karrierën te të rinjtë e Real Madridit, ndërsa më vonë bëri karrierë te Valencia, Chelsea, Manchester Unitedi, Galatasaray, Vissel Kobe, Western Sydney Wanderers dhe Melbourne Victory. 

E ka fituar Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Kupën FA dhe Kupën e Ligës, në mesin e shumë trofeve. 

“Futbolli nuk do të jetë larg jetës time asnjëherë. Do të ndalem së luajturi profesionalisht, por nuk do të ndalem së qeni futbollist”, ka thënë ndër të tjera Mata. 

Me Manchester Unitedin, Mata i shënoi 51 gola në 285 paraqitje.