Katër persona janë arrestuar në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, të cilët në momentin e incidentit ishin jashtë detyrës zyrtare.
Rasti ka ndodhur rreth orës 01:20 të së mërkurës, në një lokal në rrugën “Boris Kidriç”, ku Policia kishte marrë informatë për një përleshje fizike. Sipas Policisë, dy policët fillimisht janë ofenduar nga disa persona në lidhje me punën e tyre zyrtare dhe më pas janë sulmuar fizikisht pasi kanë dalë jashtë lokalit.
Si pasojë e sulmit, njëri prej policëve ka pësuar lëndime të rënda trupore, sipas vlerësimit të mjekut kujdestar.
Fillimisht, Policia ka arrestuar dy persona, S.L., i lindur më 2001, dhe U.L., i lindur më 2005. Gjatë hetimeve janë identifikuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar për përfshirje në rast, N.M., i lindur më 2004, dhe L.M., i lindur më 2005, të dy nga Mitrovica e Veriut.
Gjatë veprimeve policore, në adresat e të dyshuarve janë gjetur edhe armë me leje, të cilat janë sekuestruar me udhëzim të prokurorit të shtetit.
Të katër të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ata do të hetohen për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
-
Dy të arrestuar pas sulmit fizik ndaj një gruaje në Mitrovicë
-
Dy policë sulmohen në Prishtinë, i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt
-
Arrestohet i dyshuari që sulmoi fizikisht një grua në Viti
-
Sulmoi fizikisht dy policë në stacionin policor në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në Forenzikën e Psikiatrisë
-
Katër të arrestuar për protestat e së hënës, dy dërgohen në paraburgim