Drejtuesja e Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Pejës, Shpresa Lukaj, ka kërkuar që intervistimi i saj nga Komisioni Hetimor Parlamentar i themeluar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, të bëhet pa praninë e mediave.
Por, Komisioni mori vendim që të fillohet intervistimi i hapur për publikun e pastaj të mbyllet mbledhja.
Lukaj ka treguar se në QPS të Pejës ka mungesë stafi, pasi ka thënë se ka vëllim të punëve.
Ajo ka treguar se asnjëherë nuk ishte takuar me Arlinda Zekajn, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës më 25 tetor, ndërsa i dyshuari ish-kunati i saj gjendet në burg. Vrasja e Zekajt ndodhi vetëm dy ditë pasi kishte paralajmëruar institucionet se mund të ndodhte një gjë e tillë.
Lukaj ka thënë se në QPS të Pejës janë 70 raste aktive të dhunës në familje, ndërsa ka treguar se me Arlinda Zekajn nuk është takuar asnjëherë direkt.
“Nuk jam takuar asnjëherë direkt me të ndjerën. Ajo iu është drejtuar drejtoreshës së drejtoratit, për shkak se e ka njohur, e kishte bashkëvendase. Përmes avokates e kemi pasur një ankesë nga Arlinda për zyrtarin që ka marrë pjesë në rastin e raportimit të dhunës dhe ajo ka menduar se iu ka bërë trajtim i njëanshëm. E kemi pa të paarsyeshme atë ankesë, sepse ka qenë e pabazë”, ka thënë Lukaj.
Ajo është pyetur nga deputetja Besa Kabashi Ramaj nëse pas rastit të Arlindës ka pasur takime pune me ekipin për t’i adresuar mangësitë në procesin e Arlinda Zekajt.
Lukaj ka thënë se nuk veprojnë vetë por bashkëpunim me Policinë, Prokurorinë e Gjykatën.
Edhe
Udhëheqësi i QPS-së pranon se në rastin e Arlinda Zekajt ka munguar plani individual
“Nuk veprojmë veç vetë, kemi bashkëpunim me Policinë, Prokurorinë, Gjykatën, edhe pse zyrtarët kanë qenë të stërngarkuar asnjëherë nuk ka pasur neglizhencë të zyrtarëve. Vlerësimi i rrezikut nuk bëhet nga QPS-ja, bëhet nga Policia. Tek ne asnjëherë nuk është e paraqitur se është e rrezikuar nëna. Ajo tek ne nuk ka paraqit që është e rrezikuar”, tha Lukaj.
Lukaj ka thënë se janë dy vetura në QPS të Pejës, ndërsa zyrtari Morina paraprakisht tha se është vetëm një veturë.
Lukaj është pyetur nga deputeti Adnan Rrustemi se më 10 gusht, menaxherja e rastit kishte qenë në pushim dhe nëse ishte në djeni. Ajo ka thënë se po dhe se organi i kujdestarisë e zëvendëson atë. Po ashtu është pyetur nëse është ndërmarrë masa ndaj menaxheres që nuk ishte e pranishme në seancën e 5 tetorit. Ajo ka thënë se ishte e njoftuar se ka munguar pasi e ka ngatërruar orën. Por, ka thënë se shkaku i volumit të punëve, nuk ka ndërmarrë masa.
Përplasje në Komisionin për rastin Zekaj, Rrahmani akuzon për politizim – Baloku ia kthen me akuza për mashtrim
Me akuza për politizim të Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt është...-
Menaxherja e rastit të Zekajt në QPS-në në Pejë kërkon intervistim të mbyllur, Komisioni e aprovon
-
QPS-ja në Pejë i relativizon shkeljet e gjetura nga ministria për vrasjen e Arlinda Zekajt
-
Përplasje në Komisionin hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
-
Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar