Mauricio Pochettino ka thënë se do të mundohet ta kthejë Manchester Unitedin aty ku e ka vendin, si klubi më i suksesshëm në qytet.
Argjentinasi e nisi të mërkurën punën si trajner i “djajve të kuq”, pasi u pajtua për kontratë për dy vjet e gjysmë. Ai e zëvendësoi Michael Carrickun e shkarkuar.
Pochettino u largua nga posti i selektorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndeshjen e fundit e pati të martën kur SHBA-ja fitoi 2:0 ndaj Haitit në Cincinnati.
“Do ta shihni që Manchesteri nuk do të jetë gjithmonë i kaltër. Më jepni pak kohë dhe kjo do të ndryshojë”, ka thënë Pochettino pas ndeshjes me Haitin.
Pochettino në Angli e ka udhëhequr Chelsean, Tottenhamin dhe Southamptonin. Ai ka mbërritur të mërkurën në mëngjes në Manchester dhe menjëherë e ka nisur punën në qendrën stërvitore në Carrington.
Ndeshja e parë e Pochettinos në krye të Unitedit do të jetë më 22 nëntor ndaj Liverpoolit në “Anfield”.