Grand Theft Auto VI pritet të jetë një prej lansimeve më të mëdha në historinë e industrisë së video-lojërave, kur të publikohet më 19 nëntor (nesër).
Versioni i ri i serisë së famshme Grand Theft Auto (GTA) është përballur me disa shtyrje gjatë rrugës, por pas 13 vjetësh – intervali më i gjatë mes dy versioneve në historinë e kësaj serie – më në fund ka mbërritur te momenti i publikimit.
Ndërsa fansat përgatiten të rikthehen në Leonida, versioni fiktiv i Floridas i krijuar nga Rockstar Games, ku do të vjedhin vetura, do të grabisin biznese dhe do t’i shpenzojnë paratë e fituara në mënyrë të paligjshme, të dhënat e para tregojnë për një sukses të jashtëzakonshëm financiar.
Sipas kompanisë së inteligjencës së tregut Sensor Tower, porositë paraprake të GTA VI tashmë vlerësohet se kanë kaluar shifrën prej 1.5 miliardë eurosh.
Shkalla e interesimit për GTA VI është e pashembullt krahasuar me publikimet e tjera të mëdha të viteve të fundit. Vetëm nëntë ditë para lansimit, loja theu rekordin prej 1 miliard dollarësh të ardhura nga porositë paraprake, pothuajse dyfishin e shumës që kishte arritur në të njëjtën periudhë para lansimit Call of Duty: Modern Warfare II, loja më e shitur në SHBA gjatë vitit 2022.
Edhe versioni i tanishëm, Grand Theft Auto V, pati një sukses të jashtëzakonshëm. Ajo u bë loja më e shitur e vitit 2013 dhe vazhdon t’i gjenerojë qindra miliona dollarë çdo vit.
Edhe
Më në fund zbulohet çmimi i GTA 6
Një pjesë e madhe e këtij suksesi afatgjatë i atribuohet GTA Online, modaliteti online me shumë lojtarë që u lansua disa javë pas GTA V. Ai u mundëson lojtarëve të luajnë së bashku dhe të vazhdojnë eksplorimin e Los Santos, versionit fiktiv të Los Angelosit, edhe pasi kanë përfunduar historinë kryesore të lojës.
Kritikët e kanë cilësuar si “kryevepër” GTA VI.