Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Raportohet e zhdukur një grua bashkë me fëmijën e saj në Prizren

ilustrim - zhdukur

Foto: Ilustrim

Një grua së bashku me fëmijën e saj janë raportuar të zhdukur në Policinë e Kosovës. 
Rasti ka ndodhu në Prizren. 

“Është raportuar se viktima femër kosovare së bashku me fëmijën e saj është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tyre”, thuhet në raportin policor. 

Rasti thuhet se është në procedurë hetimore.