Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Graçanicë

arrestim

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar të enjten në Graçanicë nën dyshimin se ka dhunuar një grua.

Rasti sipas Policisë ka ndodhur të dielën. 

“Më 19.11.2026 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin shtesë të Policisë për këtë rast.