Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zyrtari i QPS-së në Pejë: S’ka pasur psikolog në stacion të Policisë kur ka dhënë intervistë djali i Zekajt

Shpat Morina

Zyrtari në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, Shpat Morina ka filluar intervistimin në Komisionin Hetimor Parlamentar të themeluar pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Ai ka kërkuar që intervistimi të jetë i mbyllur. Si rrjedhojë mbledhja ishte e hapur fillimisht për mediat, e pastaj është mbyllur.

Morina ka thënë se kur është intervistuar djali i Arlinda Zekajt, në stacionin e Policisë në Vitomiricë të Pejës, nuk ka pasur psikolog.

“Psikolog nuk ka pasur kur është intervistuar fëmija në stacion të Policisë në Vitomiricë”, ka thënë Morina para deputetëve të Komisionit.

Tutje ai ka thënë se punën në Qendrën për Punë Sociale e ka nisur me përgjegjësi dhe se posedon edhe licenca për njohuritë e fituara nga trajnimet.

Edhe Udhëheqësi i QPS-së pranon se në rastin e Arlinda Zekajt ka munguar plani individual Arbëri Udhëheqësi i QPS-së pranon se në rastin e Arlinda Zekajt ka munguar plani individual

“Trajnime kemi marrë shumë në të gjitha sferat duke nisur nga viti 2018 deri ditën e sotme. Kur kam hy në këtë punë kam hyrë me përgjegjësi të madhe. Përgjegjësitë ligjore janë ardhja në punë me rregull, respektimi i orarit, kryerja e të gjitha lëndëve me përpikmëri. Shkuarja në seanca në gjykata, në polici. Prej trajnimeve kemi marrë licenca të mjaftueshme që i bie jam i licencuar dhe vazhdoj të licencohemi”, ka thënë Morina.

Para Morinës, u intervistuan udhëheqësi i Qendrës për Punë Sociale në Pejë, Durim Kelmendi e menaxherja e rastit po ashtu në Qendrën për Punë Sociale, Toskë Gega. Pas Morinës është paraparë të intervistohet drejtuesja e QPS-së në Pejë, Shpresa Lukaj dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. 

Lexo përditësimet tjera
Komsiioni per Arlinda Zekajn

Përplasje në Komisionin për rastin Zekaj, Rrahmani akuzon për politizim – Baloku ia kthen me akuza për mashtrim

Me akuza për politizim të Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt është...