Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka vendosur që të bëjë ndryshime në procesin mësimor me fillimin e muajit të Ramazanit. 

Drejtoria ka vendosur që mësimi të fillojë nga ora 07:30, të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit si dhe të reduktohen pushimet e gjata. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo, sipas Drejtorisë ky vendim është marrë “në respekt të agjëruesve”. Drejtoria shtoi tutje në njoftim se këto ndryshime bëhen me qëllim që procesi mësimor të përfundojë më së largu deri në orën 17:00, “pa u zvogëluar numri dhe kohëzgjatja e orëve mësimore, duke ruajtur cilësinë dhe vazhdimësinë e mësimit”.

"Për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në respekt të agjëruesve, Drejtoria e Arsimit ka rishikuar organizimin e procesit mësimor. Është vendosur që mësimi të fillojë nga ora 07:30, të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit si dhe të reduktohen pushimet e gjata”.

Ndryshimi i orarit mësimor për Ramazan shihet në kundërshtim me parimin laik të shtetit

1 muaj më parë / 19 shk 2026 19:30 Nga: Vlerë Mehmeti
shkolla

Me fillimin e muajit të Ramazanit, Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Prishtinë ka marrë vendim që në respekt të agjëruesve, ta rishikojë organizimin e procesit mësimor.

Në këtë drejtori kanë marrë vendim që mësimi gjatë Ramazanit të fillojë nga ora 07:30, që të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit, si dhe të reduktohen pushimet e gjata.

“Këto ndryshime bëhen me qëllim që procesi mësimor të përfundojë më së largu deri në orën 17:00, pa u zvogëluar numri dhe kohëzgjatja e orëve mësimore, duke ruajtur cilësinë dhe vazhdimësinë e mësimit”, thuhet në vendimin e DKA-së në Prishtinë.

Por, këtë vendim të drejtorisë nuk do ta respektojnë të gjitha shkollat në kryeqytet.

Në shkollën fillore “Ismail Qemali” kanë bërë të ditur se nuk do t’i përmbahen këtij ndryshimi të orarit, pasi që nuk kanë mundësi praktike për zbatim.

“Shkolla ‘Ismail Qemali’ në Prishtinë, për arsye të brendshme organizative të cilat janë analizuar nga drejtoria, nuk ka mundësi praktike për ndryshimin e orarit në këtë periudhë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me KDSH-në e shkollës lidhur me këtë çështje”, kanë njoftuar në këtë shkollë.

Vendimi nuk do të zbatohet as në shkollën “Iliria”, në të cilën, nëpërmjet njoftimeve në grupe me prindër në rrjete sociale, kanë informuar se të premten mësimi do të zhvillohet me orar të rregullt dhe që, në rast të ndonjë ndryshimi në vendim, informacionet do të jepen me kohë.

Përveç në Prishtinë, KOHA ka mësuar se shkurtim të pushimeve mes orëve mësimore ka bërë edhe gjimnazi “Ulpiana” në Lipjan.

KOHA ka provuar të kontaktojë me drejtorin e Arsimit në këtë komunë, porse ai gjatë ditës nuk ka qenë i qasshëm.

Në Ministrinë e Arsimit nuk u janë përgjigjur pyetjeve nëse janë në dijeni për veprimet e DKA-së në Prishtinë dhe nëse ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjet në fuqi.

Neni 8 i Kushtetutës specifikon se Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështjet e besimeve fetare.

E hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, e ka quajtur vendimin të gabuar, pasi ka theksuar se me të feja vendoset si arsye formale e organizimit institucional, duke i larguar shkollat publike nga baza pedagogjike.

“Liria fetare është individuale dhe duhet respektuar si e tillë. Askush nuk e vë në diskutim agjërimin apo dinjitetin e besimtarëve. Por kur një institucion publik e lidh vendimin e vet me një praktikë fetare, karakteri laik i institucioneve publike fillon të cenohet. Mirëkuptimi për nxënës që agjërojnë është normal. Por, ndryshimi i gjithë orarit “për shkak të Ramazanit” tregon orientim institucional sipas një reference fetare. E vendimet publike nuk duhet të mbështeten mbi referenca fetare, sepse kjo i jep politikës një terren të panevojshëm simbolik. Kjo nuk është çështje antifetare, por e standardit institucional”, ka theksuar ai

Pothuajse çdo vit, KOHA ka raportuar se si shkollat në disa komuna riorganizojnë orarin e mësimit gjatë muajit të Ramazanit.

Rexhaj numëron arsyet kundër ndryshimit të orarit të mësimit në kryeqytet për shkak të Ramazanit

1 muaj më parë / 19 shk 2026 19:00
rexhaj

Eksperti i çështjeve të arsimit, Xhavit Rexhaj, ka numëruar arsyet pse, sipas tij, vendimi i Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë për ndryshim të orarit të mësimit gjatë muajit të Ramazanit, nuk është i drejtë.

Më herët gjatë ditës, Drejtoria e Arsimit në Prishtinës vendosi që mësimi të nisë nga ora 07:30, të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit dhe të reduktohen pushimet e gjata “në respekt të agjëruesve”. Ndërrimi i dytë do të përfundojë maksimalisht në orën 17:00.

Sipas Rexhajt, ndryshimi i orarit për një muaj është ndërhyrje e Komunës në kompetencat e Ministrisë dhe është veprim që do ta dëmtojë mësimin edhe për vitet në vijim.

“E para, të ndryshosh orarin e mësimit për një muaj është ndërhyrje në kompetencat e Ministrisë lidhur me kalendarin shkollor! E dyta, precedenti që krijohet këtë vit do të dëmtojë mësimin edhe më shumë në vitet që po vijnë!” ka komentuar ai në Facebook në një reagim të drejtoreshës së KOHËS, Flaka Surroi. “E treta, kush ka të drejtë t’i dërgojë në shtëpi ata që nuk agjërojnë, përfshirë besimtarët katolikë, për shkak se një pjesë agjërojnë! E kujt është DKA? A është e të gjithëve apo vetëm e një pjese? A i ka pyet kush këta të tjerët?!”

Tutje Rexhaj ka thënë se ky vendim do t’i vë në pozitë të paqartë komunat e tjera.

“A po e zëvendëson DKA e Prishtinës Ministrinë?!” ka shtuar ai.

Në fund, Rexhaj ka thënë se “të thirresh në reforma e në mësim tërëditor në njërën anë, e në tjetrën të shkurtosh mësimin, është paradoksale në rastin më të mirë”.

Në shkrimin në të cilin ka reaguar Rexhaj, Surroi i ka cilësuar të gabuara vendimin e DKA-së për mësimin por edhe dekorimin e qytetit për mujin e Ramazanit. Sipas saj, vendimet bien ndesh me laicitetin e shtetit të Kosovës.

“Edhe dekorimi i qytetit e edhe vendimi i Drejtorisë së Arsimit e besoj janë të gabueshme. Përderisa e para është “kur bën për fundvit pse s’bën për Ramazan” - pra kalkulim i komunës për “t’i ndrequr punët me të gjithë”, shkurtimi i orëve “për t’i respektuar agjëruesit” është në kundërshtim me laicitetin e shtetit të Kosovës të përkufizuar me Kushtetutë. Çështja e fesë dhe e besimit ose jo, është absolutisht çështje individuale dhe institucionet nuk duhen përfshirë në të pos kur duhen respektuar festat zyrtare fetare. Prishtinës i ka bërë vaki që t’i shembej një shkollë për t’u zëvendësuar me një tempull fetar. Asnjë dogmë nuk bën ta zëvendësojë arsimimin qytetar”, ka shkruar ajo.

Shahini për ndryshimin e orarit gjatë Ramazanit: Vendim nga realiteti praktik i shkollave

1 muaj më parë / 19 shk 2026 18:39
Samir Shahini

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini, ka thënë se vendimi për të lëvizur orarin e mësimit në kryeqytet gjatë muajit të Ramazanit, nuk ishte për ndonjë arsye ideologjke, por nga realiteti praktik i shkollave. 

Shahini ka thënë se janë pranuar shumë kërkesa nga drejtorë, mësimdhënës, prindër e nxënës, për ta riorganizuar orarin gjatë Ramazanit. 

“Së pari, orari mësimor nuk është shkurtuar. Ora mësimore mbetet 45 minuta, pa asnjë ndryshim në kohëzgjatje. Programi nuk është prekur dhe asnjë orë nuk është hequr. Ndryshimi lidhet vetëm me organizimin e fillimit dhe përfundimit të procesit mësimor gjatë ditës. Pra, kemi një lehtësim të përkohshëm të orarit, jo reduktim të mësimit. Ky vendim nuk ka ardhur nga ndonjë qasje ideologjike, por nga realiteti praktik i shkollave. Në Drejtorinë e Arsimit kemi pranuar shumë kërkesa nga drejtorë, mësimdhënës, prindër dhe nxënës për riorganizim të orarit gjatë kësaj periudhe. Vetëm nga raportimet e mësimdhënësve, një pjesë e konsiderueshme e prindërve kanë shprehur vështirësi konkrete në organizimin e marrjes së fëmijëve në orët e fundit. Kur përballesh me një situatë të tillë, institucioni ka detyrë të tregojë fleksibilitet dhe ndjeshmëri, në funksion të mirëqenies së nxënësve dhe mbarëvajtjes së procesit mësimor”, ka thënë Shahini në një postim në Facebook. 

Ai ka ftuar për qetësi dhe të mos keqinterpretohet vendimi, duke thënë se ky riorganizim është i përkohshëm dhe është “vetëm lehtësim administrativ dhe organizativ”. 

“Vendimi nuk cenon karakterin laik të institucioneve arsimore dhe nuk prek në asnjë formë Kushtetutën e Republika e Kosovës. Pikë. Laiciteti nënkupton neutralitet dhe barazi për të gjithë, jo injorim të realitetit shoqëror. Neutraliteti nuk do të thotë mungesë ndjeshmërie. Askush nuk detyrohet të agjërojë, nuk ndryshohet përmbajtja mësimore dhe nuk institucionalizohet feja. Po flasim për organizim orari – një rregullim praktik dhe të përkohshëm, në funksion të ruajtjes së energjisë, përqendrimit dhe qetësisë së nxënësve. Institucionet publike marrin vendime duke pasur parasysh kontekstin social dhe përgjegjësinë ndaj komunitetit. Qëllimi ynë është i qartë: mbarëvajtja e procesit edukativo-arsimor dhe mirëqenia e komunitetit shkollor. Ftoj për qetësi, racionalitet dhe respekt ndaj institucioneve dhe Ju lus, të mos e keqinterpretoni këtë vendim”, ka shkruar Shahini. 

Vendimi ka ngjallë reagime. Dy shkollave në kryeqytet, “Iliria” dhe “Ismail Qemali”, kanë thënë se nuk kanë mundësi ta bëjnë një rioragnizim të tillë. 

Më herët gjatë ditës, Drejtoria e Arsimit në Prishtinës vendosi që mësimi të nisë nga ora 07:30, të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit dhe të reduktohen pushimet e gjata “në respekt të agjëruesve”.
Ndërrimi i dytë do të përfundojë maksimalisht në orën 17:00. 


 

Edhe “Iliria” vazhdon me orar të rregullt

1 muaj më parë / 19 shk 2026 18:36
shkolla fillore “Iliria”

Edhe shkolla fillore “Iliria” në Bregun e Diellit të premten do të mbajë mësim me orarin e rregullt, pavarësisht vendimit të Drejtorisë Komunale të Arsimit për ndryshim për shkak të muajit të Ramazanit.

Siç ka mësuar KOHA, prindërve të nxënësve që vijojnë mësimin në këtë shkollë të kryeqytetit u është dhënë informata nga mësimdhënësit se orari do të jetë i rregullt të paktën edhe të premten. Në mesazh është cekur se po që se ka ndryshime, ato mund të vlejnë prej të hënës.

Më herët gjatë ditës, Drejtoria e Arsimit në Prishtinës vendosi që mësimi të nisë nga ora 07:30, të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit dhe të reduktohen pushimet e gjata “në respekt të agjëruesve”.

Paraprakisht, shkolla “Ismail Qemali” bëri të ditur se e ka të pamundur ta respektojë këtë vendim dhe se orari do të jetë i rregullt, siç ka qenë deri tash.

Cakolli e quan të gabuar vendimin e DKA-së në Prishtinë për riorganizim të orarit në shkolla shkaku i Ramazanit

1 muaj më parë / 19 shk 2026 17:06
cakolli

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se vendimi i Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, për ta riorganizuar orarin në shkolla, duke u arsyetuar me fillimin e muajit të Ramazanit, është i gabuar pasi vendos fenë si arsye formale të organizimit institucional. 

“Liria fetare është individuale dhe duhet respektuar si e tillë. Askush nuk e vë në diskutim agjërimin apo dinjitetin e besimtarëve. Por, kur një institucion publik e lidh vendimin e vet me një praktikë fetare, karakteri laik i institucioneve publike fillon të cenohet. Mirëkuptimi për nxënës që agjërojnë është normal. Por, ndryshimi i gjithë orarit ‘për shkak të Ramazanit’ tregon orientim institucional sipas një reference fetare. E vendimet publike nuk duhet të mbështeten mbi referenca fetare, sepse kjo i jep politikës një terren të panevojshëm simbolik”, ka shkruar Cakolli në Facebook. 

Cakolli ka thënë se nuk është çështje antifetare kjo, por e standardit institucional. 

“Arsimi publik në Prishtinë ka nevojë për fokus te cilësia dhe rregulli i njëjtë për të gjithë, jo për vendime që i japin politikës hapësirë të “flirtojë” me elemente fetare nën petkun e 'respektit'”, ka shkruar Cakolli. 

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka vendosur që të bëjë ndryshime në procesin mësimor me fillimin e muajit të Ramazanit. 

Drejtoria ka vendosur që mësimi të fillojë nga ora 07:30, të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit si dhe të reduktohen pushimet e gjata.

Kjo, sipas Drejtorisë ky vendim është marrë “në respekt të agjëruesve”. Drejtoria shtoi tutje në njoftim se këto ndryshime bëhen me qëllim që procesi mësimor të përfundojë më së largu deri në orën 17:00, “pa u zvogëluar numri dhe kohëzgjatja e orëve mësimore, duke ruajtur cilësinë dhe vazhdimësinë e mësimit”.

Shkolla “Ismail Qemali” thotë se s’ka mundësi ta ndryshojë orarin mësimor

1 muaj më parë / 19 shk 2026 14:40
Shkolla Ismail Qemali Prishtine Nxenes Greva Klaset

Shkolla fillore e mesme e ulët, “Ismail Qemali” - Prishtinë

Photo: Driton Paçarada

Shkolla “Ismail Qemali” nuk do t’i përmbahet ndryshimit të orarit të vendosur nga Komuna e Prishtinës për shkak të muajit të Ramazanit.

Siç thuhet në njoftim e shkollës, nuk ka mundësi praktike të bëhet ndryshimi i orarit në këtë periudhë.

“Shkolla "Ismail Qemali" në Prishtinë, për arsye të brendshme organizative të cilat janë analizuar nga drejtoria, nuk ka mundësi praktike për ndryshimin e orarit në këtë periudhë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me KDSh-në e shkollës lidhur me këtë çështje”, thuhet në një njoftimin e shkollës “Ismail Qemali”.

Me fillimin e muajit të Ramazanit, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka vendosur që ta ndryshojë orarin duke vendosur kështu që mësimi të fillojë nga ora 07:30, të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit si dhe të reduktohen pushimet e gjata, me qëllim që procesi mësimor të përfundojë më së largu deri në orën 17:00