Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet 25-vjeçari në Ferizaj pasi dyshohet se sulmoi fizikisht të dashurën

arrestim

Një 25-vjeçar është arrestuar pasi sulmoi fizikisht të dashurën e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur sot në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj, njofton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, njësitet reaguese kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar me viktimën dhe një dëshmitare.

Dyshohet se incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje dhe se viktima tashmë ka marrë ndihmë mjekësore në QKMF në Ferizaj.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.