Një anëtar i gardës së nderit kolapsoi të mërkurën para Pallatit Elysee në Paris, në momentin kur presidenti francez, Emmanuel Macron, po priste homologun e tij sllovak, Peter Pellegrini.
Në pamjet e televizionit sllovak TV JOJ, të publikuara nga agjencia Reuters, shihet vetura me të cilën mbërriti presidenti Pellegrini para pallatit. Pak çaste më vonë, njëri prej pjesëtarëve të gardës së nderit, të rreshtuar në shkallët e pallatit, rrëzohet në tokë.
Pjesëtarë të stafit u afruan për ta ndihmuar, ndërsa edhe Macroni iu afrua pjesëtarit të gardës. Më pas, stafi e largoi atë nga vendi i ngjarjes, ndërsa Macrono përshëndeti Pellegrinin dhe dy presidentët hynë në ndërtesë.
VIDEO:
A member of the honor guard collapsed as Slovak President Peter Pellegrini arrived at the Elysee Palace in Paris for a visit with French President Emmanuel Macron https://t.co/U9gFHeetxb
Sipas TV JOJ, ende nuk dihet gjendja shëndetësore e pjesëtarit të gardës dhe as arsyeja pse ai ra në tokë.