Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komisioni për legjislacion sot shqyrton vendimin që ktheu në Kuvend Ligjin për Specialen

Komisioni per Legjislacion

Komisioni për legjislacion i Kuvendi të Kosovës sot e shqyrton vendimin e presidentes së Kosovës Justina Shiroka-Pula, me të cilin u kthye në Kuvend Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. 

Mbledhja e Komisionit nis në orën 9:30. 

Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë votuar më 6 tetor. E më 22 tetor, Ligji është kthyer në Kuvend nga presidentja Shiroka-Pula me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), që i inicioi ndryshimet.

Ndryshimi i Ligjit u rreth dy javë pasi Gjykata dënoi me 81 vjet burgim katër ish-udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.  

Kërkesa e PDK-së për rishqyrtimin e tij para dekretimit nga presidentja nuk u përkrah nga të gjithë deputetët e saj.