Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Goditi me veturë një person, arrestohet për vrasje në tentativë

Arrestohet

Foto: Ilustrim

Një burrë në Podujevë është arrestuar të mërkurën pasi në rrugën “Ilir Konushevci” e ka goditur me veturë një burrë tjetër. 

Rasti është cilësuar si vrasje në tentativë. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka goditur me veturë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit thuhet se është dërguar në mbajtje.