Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve me inicialet M.K., Z.Z., M.K. dhe V.K. për shitblerje të narkotikëve.
Sipas aktakuzës të pandehurit me inicialet më parë e deri me datë 5 qershor 2026 në Gjakovë, në bashkëveprim dhe me qëllim të shitjes, kanë poseduar dhe shpërndarë substanca narkotike të llojeve të ndryshme, duke ua shitur ato personave të ndryshëm.
Në njoftim thuhet se shitjet janë dokumentuar përmes masave të fshehta të hetimit, përfshirë blerjet e simuluara.
“Gjatë kontrollit dhe bastisjes së shtëpive të të pandehurve, janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 270.45 gramë kokainë, 146.79 gramë heroinë të përzier me paracetamol dhe kafeinë, si dhe 10.97 gramë marihuanë. Substancat narkotike ishin të ndara dhe të paketuara në qese najloni, të gatshme për shitje”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime thuhet se ata në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Po ashtu i pandehuri i parë me inicialet M.K. akuzohet se ka kryer edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale që u vihen në barrë.