Portugalia e ka fituar ndeshjen e parë pa Cristiano Ronaldon në ekip. Në Kopenhagë të enjten mbrëma, e mposhti Danimarkën me rezultatin 4:2.
Ndeshja e së enjtes mbrëma i takoi Grupit A4 të Ligës së Kombeve. Joao Cancelo, Gonçalo Ramos,
Vitinha dhe Joao Felix i shënuan golat e fitores për portugezët. Mikkel Damsgaard dhe Rasmus Hojlund realizuan për danezët.
Ishte edhe ndeshja e parë te Portugalia ku fanellën me numrin shtatë pas largimit të Ronaldos nga kampi i Portugalisë, e mbajti Rafael Leao.
Portugalia është e para me nëntë pikë pas tri ndeshjeve në grup. Me nga tri pikë mbesin Danimarka, Norvegjia dhe Uellsi.