Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq, e ka cilësuar si të turpshme ngjarjen e djeshme në Forumin për Zgjerim të Bashkimit Evropian të mbajtur në Bruksel, ku u interpretua melodia e këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës, “Oj Kosovo, Kosovo”.
“E turpshme! Kënga nacionaliste ‘Oj Kosovo, Kosovo’ në Forumin e BE-së për Zgjerim. A reagoi ndonjëri nga aktivistët e organizatave joqeveritare nga Serbia që ishin të pranishëm, a kërkoi të ndërpritej interpretimi i këngës?” – ka shkruar Kandiq në “X”.
E ndaj Kandiqit ka reaguar Bojana Selakoviq, që ishte e pranishme në hapjen e Forumit, kur edhe u interpretua melodia. Selakoviq është koordinatore e Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian në Serbi. Ajo ka thënë se nuk ka reaguar dhe se nuk sheh asnjë problem me tekstin e këngës, për të cilin tha se është vetëm simbolik.
“Nga aktivistët e shoqërisë civile, e pranishme isha unë dhe nuk pata asnjë reagim. Është e drejtë e shqiptarëve të Kosovës që kjo këngë të mos u pëlqejë dhe të reagojnë. Por, çfarë lidhje ka kjo me mua apo cilindo nga Serbia? Unë nuk kam ndonjë raport me këtë këngë, ashtu siç e kanë serbët e Kosovës, por nuk shoh asnjë problem me tekstin e saj, i cili është vetëm simbolik. Fakti që e këndojnë nacionalistët apo njerëz të tjerë me të cilët nuk kam asgjë të përbashkët, nuk do të thotë se kënga është nacionaliste, se bën thirrje për urrejtje, vrasje apo spastrim teknik. Zhurmën rreth kësaj këngë e kanë ngritur përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë, të cilët jo vetëm që kanë heshtur, por edhe kanë sulmuar në mënyrë të turpshme të drejtën ndërkombëtare për shkak të aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Prandaj, kjo u erdhi shumë mirë që sot, në panelin e pajtimit, të mos diskutohej asgjë nga kjo çështje”, tha Selakoviq.
E Kandiq i është kundërpërgjigjur asaj duke thënë se "panelet me këngë të tilla nuk afrojnë me fqinjët e me viktimat".
“’E gjithë Serbadia brohoret: ‘Nuk e japim Kosovën!’, ajo ka qenë gjithmonë e jona, kështu na e kanë lënë të parët...’ Brohoritjet na çuan drejt bombardimeve, varrezave masive... Panelet me këtë këngë nuk do të na afrojnë me fqinjët dhe viktimat”, ka shkruar Kandiq.
Sramotno!
Nacionalistička pesma "Oj Kosovo, Kosovo" na EU forumu o proširenju.
Da li je neko od prisutnih aktivista nevladinih organizacija iz Srbije reagovao, tražio da se prekine izvođenje pesme?
https://t.co/2bnWfP3xbV
"Србадија кличе цела: ,,Не дамо те Косово!”,
то је наше увек било, од старина остало..."
Klicanje nas je dovelo do bombardovanja, masovnih grobnica...
Paneli sa ovom pesmom neće nas približiti susedima i žrtvama.